Ndryshimet në stemat dhe uniformat e FA/ Qeveria miraton transformimin vizual të ushtrisë shqiptare
Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë ndryshimesh thelbësore që prekin imazhin dhe elementet identifikuese të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH). Përmes një vendimi të ri të botuar në Fletoren Zyrtare (VKM Nr. 534), qeveria ka rishikuar rregulloren e vitit 2022 mbi modelet e uniformave, gradave, stemave dhe flamujve dekorativë, duke synuar një standardizim më të lartë dhe përshtatje me riorganizimet e fundit strukturore. Riorganizimi strukturor dhe stemat e reja Një pjesë e konsiderueshme e vendimit i dedikohet pasqyrimit vizual të ndryshimeve në strukturën organizative të FARSH-it. Me krijimin e njësive të reja, qeveria ka miratuar shtimin e dhjetëra stemave dhe flamujve të rinj dekorativë. “Në albumin e stemave, flamujve dekorativë dhe shenjave krahëse bëhen shtesat. Stema, flamuri dekorativ dhe shenja krahëse...
Burimi:
javanews.al