Ndrenika flet pas puthjes në ball: Veliajn e kam bir për shpirt, do të jem aty nëse ka nevojë
Aktori i njohur, Robert Ndrenika ka folur për pjesëmarrjen e tij në seancën në Gjykatën Administrative, në mbështetje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku shqyrtohej padia e tij kundër prokurorit Ols Dado. Aktori e ka cilësuar Veliajn si “djalin e tij shpirtëror”, të cilit ia njeh jetën mirë. Referuar kritikave me të cilat është përballur për veprimin e tij, ai thotë se do të shkonte sërish në seancë nëse do të ishte nevoja. “Po pse pra reagojnë kështu?! Hë, ma thuaj ti! Njeriu i di vetë gjërat e tij. E kam djalë të adoptuar! Ia njoh jetën mirë dhe ma njeh jetën mirë. E kam si djalin tim. Më lajmëruan njerëz të afërt të Erionit se ishte seanca dhe më pyetën nëse...
Burimi:
ntv.al