Ndarja nga jeta e legjendës së volejbollit Kreshnik Tartari, Rama: Lamtumirë miku im i dashur

Ndarja nga jeta e legjendës së volejbollit Kreshnik Tartari, Rama: Lamtumirë miku im i dashur

Me një mesazh të shkurtër, por të ngarkuar me dhimbje dhe mirënjohje, Kryeministri Edi Rama përcolli lajmin e ndarjes nga jeta të Kreshnik Tartarit: “Lamtumirë miku im i dashur. U prehsh në paqe, Kreshnik Tartari, legjendë e sportit shqiptar, kampion dhe prodhues kampionesh që sfiduan me krenari Europën e volejbollit të femrave, kur Europa ishte një planet tjetër.” Në këto pak fjalë përmblidhet jo vetëm pesha e një humbjeje, por edhe madhështia e një figure që për më shumë se gjysmë shekulli u bë sinonim i përkushtimit, suksesit dhe dinjitetit në sportin shqiptar. Ndarja nga jeta në moshën 83-vjeçare e Kreshnik Tartarit mbyll një kapitull të rëndësishëm të historisë së volejbollit shqiptar, por nuk mund të shuajë kujtesën e një njeriu që e jetoi sportin...