“Na mbytën plehrat”/ Korreshi publikon pamjet nga Lushnja: Liqeni dhe përroi janë kthyer në landfill
Deputeti i PD, Saimir Korreshi në Kasharaj, Lushnjë, ka denoncuar përmes një videoje gjendjen alarmante të ndotjes mjedisore pranë liqenit. Pamjet tregojnë një situatë të rëndë, ku mbeturinat kanë pushtuar hapësirat e gjelbra, duke krijuar një panoramë të shëmtuar dhe një vatër infeksioni. Në video-denoncimin e publikuar në rrjetet sociale, Korreshi shprehet i revoltuar teksa filmon plehrat e hedhura pa kriter kudo, përfshirë edhe në përroin që kalon përmes zonës dhe shërben për vaditje. “Koshin e kemi, po shikoni si i kemi plehrat. Ky përroi vadit gjithë zonën, po shiko si janë plehrat aty”, thotë deputeti, duke e krahasuar me ironi situatën me Amazonën. “Ka në Amazon kështu? Jo, s’ka”. Sipas Korreshit, zona e cila ka një potencial të jashtëzakonshëm natyror dhe mund të shërbente...
Burimi:
sot.com.al