“Mund të manipulojë shifrat për pjesëmarrjen”/ Analisti: Ai fsheh rrudhjen e partisë, Berisha përmes eliminimit…

“Mund të manipulojë shifrat për pjesëmarrjen”/ Analisti: Ai fsheh rrudhjen e partisë, Berisha përmes eliminimit…

Kreshnik Spahiu thotë se arsyeja pse në garën për kreun e PD-së nuk ka kandidatë të tjerë, lidhet drejtpërdrejt me kontrollin e procesit të votimit dhe fshehjen e numrit real të anëtarësisë. Sipas tij, Sali Berisha ka larguar ose neutralizuar çdo figurë që mund të hynte në garë, pasi nëse do të kandidonin emra të tjerë si Ervin Salianji, Evi Kokalari, Alesia Balliu, Meremeja apo Vladimiri, secili prej tyre do të kishte komisionerë në qendrat e votimit dhe do të kishte kontroll mbi numërimin e votave. Spahiu pretendon se pikërisht kjo do të nxirrte në pah pjesëmarrjen reale dhe do të tregonte se PD-ja, sipas tij, nuk ka më shumë se 10 mijë anëtarë aktivë. Ai shton se duke qenë i vetëm në garë, Berisha...