“Mos u habisni!”, Balla: Anëtarësimi në BE mund të ndodhë edhe para 2030-ës! Shqipëria model për të tjerët
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka folur në një deklaratë për mediat këtë të enjte, jashtë godinës së Parlamentit, lidhur me vizitën e tij tre-ditore në Gjermani. Ai tha se nga Gjermania ai ka marrë vlerësime mbi procesin e Reformës në Drejtësi, madje sipas tij Shqipëria është propozuar si model për t’u ndjekur nga vendet e tjera aspirante. Madje shtoi se “mos u habisni nëse integrimi ndodh para vitit 2030!”
Burimi:
javanews.al