“Mos më thuaj mua e dashur”, Vokshi përplaset me Gjiknurin në Komision: Mos u merr me jetën time private
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore është zhvilluar mes tensionesh dhe debatesh të forta mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. Në fokus të diskutimeve ishte kërkesa e opozitës që në mbledhje të ishte i pranishëm drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Gjatë diskutimeve, debati u përshkallëzua mes bashkëkryetarit të komisionit, Damian Gjiknuri, dhe deputetes demokrate Albana Vokshi, pasi Gjiknuri iu drejtua kësaj të fundit me shprehjen “e dashur”, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Vokshit. Debati mes tyre vijoi me tone të larta: Gjiknuri: Duro, jeta nuk është bardh e zi e dashur! Vokshi: Mos më thuaj mua e dashur ti. Mos më thuaj mua ashtu, e dashur. Jam anëtare e komisionit. Gjiknuri: Po çfarë të them? E nderuar,...
Burimi:
vizionplus.tv