“Mos më bëj avokatin ti”/ Plas debat i ashpër, mes Shkurtit dhe Mziut në studion televizive

“Mos më bëj avokatin ti”/ Plas debat i ashpër, mes Shkurtit dhe Mziut në studion televizive

Ka agravuar në debat të ashpër diskutimi mes deputetit demokrat Xhelal Mziu dhe gazetarit Armir Shkurti. Shkak u bë deklarata e deputetit Mziu, i cili akuzoi gazetarët dhe mediat se po luajnë rolin e mazhorancës. I menjëhershëm ishte reagimi i Shkurtit, i cili i cilësoi të papranueshme akuzat. Pjesë nga biseda: Mziu: Me mua nuk del asnjë përfaqësues i mazhorancës në debat. Se edhe ju të medias që dilni këtu bëni si përfaqësues të mazhorancës. Shkurti: Kjo nuk është e vërtetë, këtë nuk ta lejoj. Mziu: Mos bëj avokatinë ti. A mund të thuash një qëndrim për PS? Shkurti: Po more, të them sa të dua. Mziu: Thuaja opinionit publik. Shkurti: Kam 14 vjet që e them. Mziu: Thuaje sot.