“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka shpjeguar mesazhin e Ilir Metës ku ai i drejtohet Kastriot Ismailajt duke i thënë “më duhen 200 mijë”. Hoxha tha se mesazhi është asgjësuar, pasi nuk lejohej përgjimi i personave me imunitet, por nuk e kupton pse prokurori i SPAK e ka përmendur në gjykatë ditën e sotme. “Si material e kam publikuar unë në janar 2016. Në atë kohë Kryemadhi ishte në aleancë me zotin Basha. Kastriot Ismailaj ka qenë në përgjim, është regjistruar ky mesazh. Në mesazh, ka qenë pjesë e dosjes 978 dhe në këtë mesazh, nuk thuhet emri i telefonit, pasi ka qenë e ndaluar të përgjoheshin deputetë, ministra, persona që kishin imunitet. Mesazhi është lëshuar në 22 qershor...