Ministri Hoxha takim me homologun Ukrainas: Në Qershor Tirana mirëpret ministerialin për Ukrainën

Ministri Hoxha takim me homologun Ukrainas: Në Qershor Tirana mirëpret ministerialin për Ukrainën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me homologun ukrainas, Andrii Sybiha, ku në fokus ishin zhvillimet e fundit në Ukrainë, siguria evropiane dhe bashkëpunimi mes dy vendeve. Në një postim në rrjetin social X, Hoxha theksoi se diplomacia nuk zhvillohet vetëm në sallat zyrtare të takimeve, por edhe në momente informale mes angazhimeve ndërkombëtare. Sipas tij, biseda me kryediplomatin ukrainas u përqendrua te lufta në Ukrainë dhe përpjekjet për t’i dhënë fund agresionit rus, ndërsa Shqipëria rikonfirmoi mbështetjen e saj të palëkundur ndaj Kievit. “Shqipëria ka qëndruar fuqishëm përkrah Ukrainës që nga dita e parë e agresionit brutal rus dhe do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën me përkushtim të plotë, në çdo mënyrë të mundshme”, shkroi Hoxha. Dy...