Ministri Hoxha në Suedi për takimin e NATO-s, në fokus siguria dhe Samiti i Ankarasë

Ministri Hoxha në Suedi për takimin e NATO-s, në fokus siguria dhe Samiti i Ankarasë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndodhet në Helsingborg të Suedisë ku ka nisur Takimi Jozyrtar i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Ky takim përfaqëson një moment të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Ankara, më 7–8 korrik 2026. Ministrat e Jashtëm të vendeve aleate pritet të diskutojnë prioritetet kryesore për forcimin e Aleancës, ndarjen më të drejtë të barrës, si dhe vijimin e mbështetjes për Ukrainën. “Suedi në fillim të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s #ForMin, gati për të zhvilluar diskutime thelbësore mbi përgatitjet për Samitin e Ankarasë dhe mbi prioritetet strategjike të Aleancës në një mjedis sigurie gjithnjë e më sfidues. Ministri do të rikonfirmojë...