Gjykata Kushtetuese na katandisi te Besa

Gjykata Kushtetuese na katandisi te Besa

Nga Lutfi DervishiNëse Gjykata Kushtetuese nuk do të linte në fuqi, amendamentet e ligjit për zonat e mbrojtura, protesta me shumë gjasë nuk do të ndodhte...Nuk do të shihnim në Zvernec gardhe me tela me gjemba dhe buldozere që "hapin rrugë për komunitetin", dhe nuk do të patakseshim nga zvarritja e protestuesit nga roje private në sy të drejtuesve të policisë që edhe u goditën me spray me piper.Dhe ndoshta protesta që më pas mbërriti brenda ditës në kryeqytet nuk do të merrte përmasat që mori, duke e zhvendosur vëmendjen e medias perëndimore nga Teherani në Tiranë.Për rrjedhojë nuk do kishim nevojë të kthenim Besën në oden e burrave!Një gjykatë e pavarur i vë kufirin të thana pushtetit, nje gjykatë me integritet garanton se ligji...