Tabaku kundër kompanisë shtetërore të barnave: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve te kontrolli i gjithë tregut

Tabaku kundër kompanisë shtetërore të barnave: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve te kontrolli i gjithë tregut

Projektligji për krijimin e një kompanie shtetërore që do të menaxhojë zinxhirin e furnizimit me barna ka shkaktuar reagime politike, me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, që shpreh shqetësime për përqendrimin e kompetencave në një strukturë të vetme. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku kundërshton ngritjen e kësaj kompanie, duke argumentuar se ajo do të ketë një rol shumë më të gjerë sesa thjesht organizimi i procedurave të blerjes së barnave. Sipas saj, struktura e re do të ketë në kompetencë planifikimin e nevojave, blerjen, magazinimin, transportin dhe shpërndarjen e barnave, administrimin e rezervës strategjike, si dhe menaxhimin e platformave kombëtare të furnizimit shëndetësor. Deputetja demokrate pretendon se kompania do të ketë ndikim edhe në përcaktimin e specifikimeve teknike, administrimin e Katalogut Kombëtar...