Ministri Hoxha merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Suedi
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndodhet në Helsingborg të Suedisë ku ka nisur Takimi Jozyrtar i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Ky takim përfaqëson një moment të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Ankara, më 7–8 korrik 2026. Ministrat e Jashtëm të vendeve aleate pritet të diskutojnë prioritetet kryesore për forcimin e Aleancës, ndarjen më të drejtë të barrës, si dhe vijimin e mbështetjes për Ukrainën. Në nisje të takimit, Ministri Hoxha shkroi në X: Helsingborg, Suedi, në fillim të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, gati për të zhvilluar diskutime thelbësore mbi përgatitjet për Samitin e Ankarasë dhe mbi prioritetet strategjike të Aleancës në një mjedis...
Burimi:
vizionplus.tv