Mijëra qytetarë në shesh, Progni: Protestojmë edhe kundër Soros, ai na e solli kryeministrin dhe Berishën
Eksperti i njohur i IT-së, Gent Progni, ka qenë një nga folësit në protestën masive që po zhvillohet përpara Kryeministrisë. Në fjalën e tij nga podium i ngritur para Kryeministrisë, Progni u shpreh se protesta nuk është vetëm kastës së vjetër politike, por edhe kundër Soros, që sipas tij është ai që ka sjellë në pushtet kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Sali Berisha. “Rama n’burg Berisha n’burg! Ramën na e solli Soros, Berishën na e solli Soros, kështu që në protestë jemi edhe kundër Sorosit”, tha ai. Sot është protesta e 15-të që mbahet në kryeqytet, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Burimi:
sot.com.al