Mijëra qytetarë mbushin sheshet e Tiranës, protestojnë për Zvërnecin dhe i kërkojnë qeverisë të anulojë projektin
Mijëra qytetarë protestuan dje para Kryeministrisë kundër projektit turistik që parashikohet të ndërtohet në Zvërnec. Pas marshimit nga Ministria e Brendshme, protestuesit janë ndalur para godinës së qeverisë, ku po mbajnë fjalime dhe po artikulojnë kundërshtimin e tyre ndaj investimit. Me pankarta në duar dhe thirrje të vazhdueshme, pjesëmarrësit kërkojnë anulimin e projektit, të cilin e konsiderojnë të dëmshëm për mjedisin dhe interesin publik. Në pankartat e mbajtura nga protestuesit lexohen mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin”, por edhe slogane politike si “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama ik”. Protestuesit deklarojnë se përgjegjësia për situatën në Zvërnec nuk bie vetëm mbi qeverinë aktuale, por mbi të gjithë klasën politike ndër vite. Për këtë arsye, në protestë janë dëgjuar kritika si ndaj...
Burimi:
sot.com.al