Mediat: Vila, kompani “binjake” dhe pasuria e pashpjeguar: çfarë tregojnë dokumentet publike për Agron Shehajn

Mediat: Vila, kompani “binjake” dhe pasuria e pashpjeguar: çfarë tregojnë dokumentet publike për Agron Shehajn

Nga Sidi Hasanaj Kam 2-3 ditë që bëra një kërkim financiar për deklaratat e pasurisë dë Agron Shehajt në ILDKPI dhe përputhjen ose jo me dokumentat dhe trasaksionet publike, pra që pasi doli në publik shtëpia e tij e shitur 15 milionë euro. Po e sqaroj edhe motivin e këtij kërkimi. Ky analizim nuk është bërë për t’i shërbyer asnjë partie politike, qeverisë jo e jo, por as opozitës. Agron Shehaj ka lënë të kuptohet se kritikat ndaj tij mund të jenë të sinkronizuara me interesat e Partisë Socialiste. Pikërisht për këtë arsye kam zgjedhur të mos mbështetem te deklarata politike, por te dokumente publike, deklarime pasurie, regjistra kompanish dhe burime të verifikueshme. Qëllimi nuk ka qenë të provoj paraprakisht fajësinë e askujt, por të...