Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

Qytetarët janë mbledhur në ditën e pestë radhazi para Kryeministrisë, ku për më shumë se tre orë protestuan kundër projektit në Zvërnec. Me flamuj dhe pankarta në duar, ata e nisën grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej” dhe shkuan drejt Kryeministrisë. “Reagim paqësor. Mirëpresim të gjithë ata që janë braktisur nga PS dhe PD”, dëgjohet të thuhet nga protestuesit gjatë grumbullimit të tyre. “Pas 5 ditësh protestash të pandërprera në Tiranë dhe duke parë vendosshmërinë e Sovranit për të përmbushur kërkesat tona, ju njoftojmë se kjo nismë mbështetet nga një grup me integritet. Gra dhe burra dinjitozë, të vendosur për të çuar deri në fund kërkesat e sovranit, do të dimë të marrim në kohë të duhur vendimet e duhura. Kjo nismë lindi si përgjigje...