Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, KE do të dalë me një vlerësim
Dita e fundit e muajit qershor ishte afati përfundimtar në kuadër të periudhës së katërt raportuese për vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i përmbushur reformat e parashikuara nga Plani i Rritjes për këto vende. Tani, këto vende kanë afat deri më 15 korrik për t’i dorëzuar raportet mbi hapat e zbatuar të reformave. Komisioni Evropian (KE) më pas do të vlerësojë përmbushjen e tyre dhe do të vendosë për pagesat përkatëse për secilin vend. Megjithatë, zyrtarët e KE-së theksojnë se të hollat ndahen vetëm pasi të jetë vlerësuar se reformat nga agjendat e reformave të vendeve përkatëse janë zbatuar në të vërtetë. “Instrumenti për reforma dhe rritje bazohet në performancë dhe fondet paguhen vetëm kur reformat zbatohen plotësisht”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) zëdhënësi...
Burimi:
javanews.al