Mblidhet sot Kuvendi! 6 interpelanca në rend dite, opozita kërkon ‘llogari’ për investimet në Nartë
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Kuvendi do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku në rend dite janë parashikuar 6 interpelanca. E para është ajo me ministrin e Mjedisit Sofjan Jaupaj, ndaj të cilit deputetë të Partisë Demokratike kërkojnë sqarime për situatën e krijuar në Shqipëri lidhur me planin për të ndërtuar një resort luksoz brenda në zonën e mbrojtur të Nartës. PD kërkon transparencë mbi bazën ligjore të projektit, studimet për ndikimin në mjedis apo për respektimin e legjislacionit për zonat e mbrojtura. Një interpelancë është thirrur edhe ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Lozhan të Maliqit ku humbi jetën në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij. Ligjvënësit e opozitës kërkojnë sqarime mbi...
Burimi:
zeri.ai