Mblidhet Kryesia e PD, zbardhen propozimet për ndryshimet në statut: Neni “Basha” dhe Primaret të paprekshëm (DOKUMENTI)

Mblidhet Kryesia e PD, zbardhen propozimet për ndryshimet në statut: Neni “Basha” dhe Primaret të paprekshëm (DOKUMENTI)

partia demokratike TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur këtë të mërkurë në orën 19:00, me në fokus të diskutimeve ndryshimet në statut të përgatitura pak ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar më 30 maj. Sipas dokumentit ku paraqiten ndryshimet e propozuara, në "kushtetutën" e selisë blu, nuk parashikohet të preket neni i njohur si “Basha”, i cili detyron kryetarin e partisë të japë dorëheqjen në rast humbjeje zgjedhjesh. Ky nen nuk është zbatuar pas zgjedhjeve të 11 majit. Po ashtu, pavarësisht kritikave për funksionimin e procesit të primareve, as ky mekanizëm nuk pritet të hiqet nga statuti. Në ndryshimet e propozuara, një nga risitë kryesore lidhet me fuqizimin e rolit të Diasporës shqiptare në jetën politike të partisë. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu rritjen e përfaqësimit të grave dhe...