Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së

Sali Berisha TIRANË-Është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ku priten të zgjidhen strukturat drejtuese. Takimi është hapur me fjalën e kryedemokratit Sali Berisha. Në rendin e ditës janë përfshirë zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të partisë, Sekretariatit të PD-së, si edhe e Komisionit të Apelimit. Vendimet që do të merren nga Këshilli Kombëtar pritet të përcaktojnë strukturën kryesore drejtuese të Partisë Demokratike për periudhën në vijim. Me plotësimin e strukturave drejtuese, demokratët synojnë të konsolidojnë ekipin politik që do të shoqërojë kryetarin Sali Berisha në drejtimin e opozitës dhe në përballjet e ardhshme politike.