‘Zoti Kryeministër, dëgjoje popullin, se ka të drejtë’/ Qytetari: Shkrirja e Divjakës dëmton bujqësinë
Në protestën e 26-të kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë, një qytetar iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar të dëgjojë zërin e banorëve. Ai kundërshtoi shkrirjen e bashkisë, duke e cilësuar si një goditje për bujqësinë dhe fermerët e zonës. Qytetari kritikoi edhe importet, duke thënë se produktet e huaja hyjnë në treg përpara prodhimeve të Divjakës dhe dëmtojnë fermerët vendas. “Zoti Kryeministër, dëgjoje popullin, se ka të drejtë”, u shpreh ai, duke kërkuar mbrojtjen e prodhimit vendas dhe të bujqësisë së Divjakës. Fjala e tij: Sipas hartës gjeografike të Shqipërisë, 67% e tokave shqiptare janë zona malore, edhe 33% janë bujqësore. Dhe këto 33%, më të shumtën i ka Myzeqeja. Dua të ndal, më duket se shteti ka bërë llogari gabim që i ka...
Burimi:
syri.net