Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi mblodhi sot Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Kryeparlamentari tha se nuk do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rregulloren, pasi do të pritet vendimi i zbardhur, por do të prezantohen ndryshimet e propozuara. “Kjo mbledhje nuk lidhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk na mbledh domosdoshmëria për të reflektuar vendimin e GJK, në rregulloren tonë, por mblidhemi iniciuar nga një grup deputetësh, ku çdo deputet ka të drejtë të iniciojë vendime. Në dijeninë time akoma s’ka një zbardhje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Mos kini merak se nuk do nxitojmë të reflektojmë në rregullore, ato çka thotë dispozitivi, pa u zbardhur vendimi. Do zbardhet vendimi, do ta kalojmë paraprakisht në Këshillin e Legjislacionit dhe më pas do të...