Mblidhet Grupi Parlamentar i PS, Rama drejton takimin në prag të seancës plenare
Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e cila po drejtohet nga kryeministri Edi Rama. Gazetarja e Klan News, Greta Bullari, raporton se takimi vjen në prag të seancës plenare të së martës dhe pritet të fokusohet në diskutimet dhe qëndrimet politike të mazhorancës për çështjet e rendit të ditës në Kuvend. Mbetet për t’u parë se çfarë porosish kryeministri Rama do t’u japë deputetëve sa i perket zhvillimeve politike, në një kohë që prej 4 javësh po zhvillohen protesta.
Burimi:
javanews.al