Mbi 500 projekte pa garë, 60 studio europiane dhe miliarda të fshehura, çfarë fshihet pas “Sky ECC-së” së re që ka…

Mbi 500 projekte pa garë, 60 studio europiane dhe miliarda të fshehura, çfarë fshihet pas “Sky ECC-së” së re që ka…

Rigels Seliman Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) disponon tashmë një material që, sipas tij, mund të shfrytëzohet menjëherë për nisjen e procedimeve hetimore. Duke komentuar librin “The Albanian Files” (Dosjet Shqiptare), ai tha se botimi përmban informacione të detajuara mbi kompani ndërkombëtare arkitekture, projekte ndërtimi dhe financimin e tyre në Shqipëri. Sipas Hoxhës, nëse SPAK do të funksiononte sipas objektivave për të cilat u krijua, edhe kërkesat e protestuesve do të kishin një tjetër nivel. “Nëse SPAK-u do të ishte në linjën për të cilën u premtua dhe u krijua, sigurisht që unë besoj se protestë do kishte, por kërkesat e protestuesve do të ishin shumë herë më të ndryshme nga ato që janë sot. Pra po t’i shikosh, kërkesat...