‘Partitë ndjekin interesat e tyre’, Hasimja: Shqiptarët më të përfaqësuar nga protesta
Politologu Ermal Hasimja komentoi sot situatën e politikës shqiptare ndërsa prej muajsh vijon edhe protesta qytetare në Tiranë. Duke folur në “Syri TV”, Hasimja tha se veç grupimeve që përfaqësojnë interesa jolegjitime, në protestë ka pjesëmarre të qytetarit mesatar shqiptar, që ka krijuar një lidhje më të drejtpërdrejtë me këtë formë reagimi sesa nga afërsia me partitë politike. Sipas tij, partitë që kanë ulëse në Kuvend përfaqësojnë interesa të tjera nga ato të qytetarëve dhe veprojnë bazuar në llogari nga më të ndryshmet. “Partitë përfaqësojnë interesa të tjera. Kemi parë sidomos partia që është në pushtet, shumica, ka njerëz aty që janë futur me llogari nga më të ndryshmet, që përfaqësojnë partinë, përfaqësojnë pastaj edhe interesa jolegjitime, por jo domosdoshmërisht qytetarin mesatar. Kurse aty në...
Burimi:
sot.com.al