Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, diaspora jehon me thirrjet: Rama jepe dorëheqjen
Qytetarë të shumtë janë grumbulluar sërish sot në Sheshin “Skënderbej”, prej nga pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, në ditën e 78-të rresht të protestave kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Rama, ndërsa kanë ngritur shqetësimet e tyre për krizën ekonomike, rritjen e çmimeve dhe vështirësitë me të cilat përballen qytetarët në jetën e përditshme. Një element i ri i protestave të ditëve të fundit është përfshirja e diasporës. Që prej 14 gushtit, shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme janë bashkuar me protestuesit në Tiranë, duke i dhënë lëvizjes një tjetër dimension dhe masivitet. Përveç dorëheqjes së Edi Ramës, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila, sipas tyre,...
Burimi:
sot.com.al