Përplasja mes policëve dhe rojeve të sigurisë në Sarandë, pamje nga momenti kur efektivët shoqërojnë disa persona
Të tjera pamje kanë dalë nga përplasja mes efektivëve të Policisë dhe rojeve private të sigurisë në Orange Club në Sarandë. Nga pamjet duken momentet e tensioneve mes palëve, kur efektivët e forcave Shqiponja po shoqërojnë rojet e sigurisë së clubit. Në ngjarjen e ndodhur në Orange Club mbeti i dhunuar shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisari Mateo Bakalli, ndërkohë që u prangosën administratori i ‘Orange’, 35-vjeçari Marjo Katiraj, 38-vjeçari Elgent Ndoj, por edhe Faik Hoxha 35-vjeç, Indrit Cullhaj 34-vjeç, Ardit Kasemi 31-vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe taksisti 29-vjeçar Besnik Sullollari. Ndërsa 28-vjeçari Pjetër Doçi që punonte si roje sigurie u shpall në kërkim.
Burimi:
sot.com.al