Mbi 3 javë rezistencë/ Protestuesit këmbëngulin te kërkesat – dorëheqja e Ramës, e panegociueshme
Që prej artikulimit për herë të parë të kërkesave të tyre, organizatorët e protestës masive i kanë rikujtuar edhe këtë të enjte, me kushtin e pangeociushëm për largimin e Ramës. Qëllimi i këtyre kërkesave theksojnë protestuesit, është transformimi rrënjësor i sistemit politik dhe ligjor në vend. Kërkesa e parë dhe ajo më emergjentja është dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit dhe e të gjithë kabinetit qeveritar. Për të shmangur një vakum institucional dhe për të garantuar zgjedhje të lira e të paprekura, qytetarët kërkojnë krijimin e një qeverie teknike, tranzitore dhe jopartiake me një mandat të kufizuar 12-mujor. Reforma e thellë kushtetuese është një tjetër pikë kyçe e kësaj lëvizjeje. Kërkohet barazi absolute para ligjit për çdo shtetas, e cila duhet të miratohet domosdoshmërisht përmes një...
Burimi:
syri.net