Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…
Ergys Agasi, një prej personave më të kërkuar në vend, u arrestua mbrëmjen e të mërkurës pas një operacioni që raportohet nisi në Elbasan dhe përfundoi në zonën e Plepave në Durrës. Në momentin e arrestimit, Agasi udhëtonte me një mjet që drejtohet nga ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, i cili gjithashtu ishte në kërkim. A2 CNN mëson se Agasi është pikasur fillimisht nga efektivët e Forcës Operacionale në Elbasan dhe më pas ndjekja ka vijuar nga nga Peqini, Rrogozhina dhe në Durrës, ku edhe është arrestuar në zonën e Plepave. Pas arrestimit Agasi po dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Uljan Shpataraku dhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Më 6 gusht, Uljan Shpataraku u shpall në kërkim nga Policia ...
Burimi:
javanews.al