Mbahet seanca plenare, PD mungon në sallë! Replika mes Bidos e Muçit: Je viktimizuar se ke kombësi greke…
Parlamenti është mbledhur sot në seancë plenare, teksa jashtë godinës, një grup qytetarësh po protestojnë, ndërsa nuk kanë munguar edhe momentet e tensionit. Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, dhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, u përplasën me akuza të forta gjatë seancës plenare. Në fjalën e tij, Bido sulmoi Muçin për mungesën në një seancë të mëparshme për Çamërinë, duke deklaruar: “Ti nuk flet dot për Çamërinë, je një apatrid, një tradhtar.” Më herët gjatë debatit, Bido tha: “Kështu jemi mësuar të punojmë, të nxjerrim lekët me djersën e ballit. Një pjesë e këtij grupi janë mësuar të punojnë, ti s’ke punuar ndonjëherë dhe ndaj e besoj habinë tënde. Para një jave kishte seancë këtu për Çamërinë, ti nuk erdhe. Ke dalë dhe...
Burimi:
javanews.al