Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues
Deputeti i Partisë Socialiste Arbjan Mazniku deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se kërkesat për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe largim të mazhorancës përfaqësojnë një kalim nga pakënaqësia legjitime në sfidim ndaj vullnetit të 860.000 votuesve që i kanë dhënë mazhorancës mandatin. “Në momentin që kalohet nga kjo te një diskutim i cili thotë ‘të ikin kjo klasë politike, të largohen këta njerëz, të vijnë ca njerëz të tjerë’, në atë moment kemi kaluar nga një diskurs i cili është i orientuar drejt një pakënaqësie të një pjese të shoqërisë. Rëndësia e kësaj është krejt normale dhe krejt demokratike, por elementët se si kjo zgjidhet i ka të strukturuar Kushtetuta e vendit”, tha Mazniku. Ai shtoi se ndryshimi i pushtetit në...
Burimi:
javanews.al