Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

Shqipëria pritet të hyjë në zgjedhjet vendore të vitit 2027 me një hartë të re territoriale. Këtë e konfirmoi bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, i cili deklaroi se reduktimi i numrit të bashkive është tashmë një objektiv i sigurt i reformës. Në një intervistë për gazetarin e Klan News, Besard Jacaj, Mazniku tha se mazhoranca po mbështetet në analiza të detajuara ekonomike dhe demografike për të hartuar modelin e ri territorial. Sipas tij, ekspertët kanë analizuar potencialin ekonomik të çdo territori, numrin e bizneseve, xhiron e tyre, si edhe ndryshimet demografike, për të përcaktuar mënyrën se si duhet të organizohet pushteti vendor. “Shumë më tepër se gjysma e bashkive në vend nuk arrijnë të ofrojnë më shumë se gjysmën e shërbimeve që...