Masat për sezonin veror/ Lamallari: Nga 1 korriku, shërbime policore 12-orëshe
Besfort Lamallari TIRANË-Ministria e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari gjatë një konference për shtyp ka njoftuar masat konkrete për sigurinë përgjatë sezonit turistik, kontrollin mbi territorin, rendin publik dhe forcimin e shtetit ligjor. Besfort Lamallari: Do të kemi patrullime të veçanta dhe shërbime 12-orëshe gjatë periudhës 1 korrik-31 gusht 2026. Do të ngrihen stacione provizore, pranë zonave me interes të lartë turistik, konkretisht në Theth, Valbonë, Koman, Tale, Gjiri i Lalzit dhe Ksamil. Forcim i kontrollit të trafikut dhe menaxhim i fluksit në pikat e kontrollit kufitar si dhe shtim i sporteleve të përpunimit të pasagjerëve në porte dhe aeroporte. lajmi në përditësim...
Burimi:
zeri.ai