Marrëveshja ushtarake Shqipëri-SHBA/ Bido: Nuk mund të bëhet publike
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, shpjegoi se marrëveshje të tilla si marrëveshja ushtarake Shqipëri-SHBA nuk bëhen publike, pasi përmbajnë informacion të klasifikuar që lidhet me sigurinë kombëtare dhe aleancën e NATO-s. Sipas tij, procedura e ndjekur në Kuvend është e njëjtë me atë që zbatohet edhe në vendet aleate, duke përmendur si shembull Senatin amerikan, i cili ka miratuar të njëjtën marrëveshje sipas procedurave të parashikuara për dokumentet e klasifikuara. “Është miratuar edhe atje. Procedura në Senatin amerikan është pak më ndryshe se te ne. Janë të vjetrit e Senatit, grup informal i krijuar pikërisht p[ër këto marrëveshje të rëndësishme që diskutojnë me presidentin apo të deleguarin e tij që në rastin konkret ishte Sekretari i Mbrojtjes. Pasi bien dakord me formatin kalon për...
Burimi:
ntv.al