Marjana Koçeku tregon pse u largua nga PS, letër të hapur Ramës: Shpërbleni shqiptarët me dorëheqjen tuaj!

Marjana Koçeku tregon pse u largua nga PS, letër të hapur Ramës: Shpërbleni shqiptarët me dorëheqjen tuaj!

foto ilustrim: edi rama-marjana koçeku TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke publikuar një letër të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama, pas largimit të saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në mesazhin e saj, Koçeku shpreh mbështetje për protestuesit dhe kritikon qeverinë për mungesë dialogu me qytetarët, duke i bërë thirrje kreut të qeverisë të dëgjojë kërkesat e tyre dhe duke e konsideruar dorëheqjen si një akt në shërbim të së mirës së përbashkët. Pas largimit të saj nga grupi parlamentar i mazhorancës, ajo i është bashkuar protestës në terren. Në letrën e saj, deputetja thekson se vendimi për t’u distancuar nga formacioni politik ku bënte pjesë ka ardhur pas një reflektimi të gjatë, duke argumentuar se aty nuk ka gjetur...