Lëvizja Vetëvendosje: Nuk kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se si subjekt politik është e përfshirë në protestat që po zhvillohen në Shqipëri prej 23 ditësh. Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Enver Dugolli, deklaroi se partia nuk ka asnjë rol organizativ apo politik në këto protesta, duke theksuar se mbështetja për to vjen vetëm në mënyrë individuale nga disa aktivistë apo eksponentë të saj, në formë solidarizimi me kërkesat e qytetarëve. “Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë. Disa aktivistë apo individë solidarizohen me kërkesat e qytetarëve, por nuk bëhet fjalë për rol të subjektit politik”, tha Dugolli. Ai i bëri thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të mos përfshijë Vetëvendosjen në deklaratat e tij lidhur me protestat, duke shtuar se fokusi duhet të jetë...
Burimi:
javanews.al