Letra drejtuar ambasadave zbulon emrat e organizatorët të protestave në Tiranë
Më në fund bëhen publikë emrat e grupit koordinator të protestës në Tiranë. Në një letër drejtuar ambasadorëve dhe shefave të misioneve të vendeve perëndimore të akredituar në Republikën e Shqipërisë, në emër të Grupit Koordinues të Protestës, ata parashtrojnë pesë kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Dorëheqja e Kryeministrit dhe e qeverisë aktuale, si një hap thelbësor dhe i panegociueshëm drejt rinovimit demokratik. Krijimi i një qeverie tranzitore teknokrate, jopartiake, me mandat dymbëdhjetëmujor për të mbikëqyrur një proces reformash të besueshëm dhe të paanshëm.Reformë kushtetuese gjithëpërfshirëse, e mbështetur në parimin e barazisë së plotë të të gjithë qytetarëve shqiptarë para ligjit dhe që të miratohet përmes referendumit popullor. Kjo reformë duhet të përfshijë, ndër të tjera: • Reformën e Kodit Zgjedhor.• Reformën e legjislacionit që...
Burimi:
javanews.al