Taulant Xhaka jep përshtypjet pasi u bë trajner me licencë UEFA A

Taulant Xhaka jep përshtypjet pasi u bë trajner me licencë UEFA A

Adriatik BALLA Kurset e trajnerëve në Shqipëri janë bërë thuajse masive, madje për të gjitha nivelet. Ky masivitet lidhet edhe me faktin se licencat që lëshon Federata Shqiptare e Futbollit njihen nga UEFA dhe një trajner shqiptar me një licencë të marrë këtu mund të drejtojë ekip në vendet europiane. Në fakt, FSHF organizon gjatë gjithë vitit një gamë të gjerë kursesh për trajnerë, duke mbuluar të gjitha nivelet e edukimit futbollistik, nga licenca UEFA C deri te niveli më i lartë, UEFA PRO. Javën e kaluar u përmbyll me sukses një tjetër edicion i kursit UEFA A, që mblodhi së bashku emra të njohur të futbollit shqiptar dhe trajnerë të rinj ambiciozë, tashmë të përgatitur për të hedhur hapat e radhës në karrierën e...