EKSKLUZIVE/ Oei: Të hetohet Edi Rama, është i lidhur direkt me arkitektët e huaj dhe kullat ku janë pastruar paratë e drogës

EKSKLUZIVE/ Oei: Të hetohet Edi Rama, është i lidhur direkt me arkitektët e huaj dhe kullat ku janë pastruar paratë e drogës

Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet për lidhje të pushtetit me sektorin e ndërtimit, ka ngritur akuza të forta në një intervistë ekskluzive në SYRI TV. Gjatë një interviste me moderatoren Armela Fekro në SYRI TV, ai ka folur për mënyrën se si arkitektët e huaj dhe studiot ndërkombëtare, sipas tij, hyjnë dhe operojnë në tregun shqiptar të ndërtimit, duke ngritur dyshime mbi rolin e institucioneve dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit në këtë proces. Sipas Van Gerven Oei, shumë prej projekteve në Shqipëri janë formalisht private, por lidhen ngushtë me vendimmarrje dhe ndërhyrje politike në nivelet më të larta. Ai shprehet se një model i përsëritur në rrëfimet e arkitektëve të huaj është mënyra...