“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh
I ftuar në studion e emisionit “3 D nga Alban Dudushi” në RTSH, ish deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli, deklaroi se suksesi i një proteste nuk matet me numrin e pjesëmarrësve, por me vendosmërinë e tyre. Sipas tij, edhe një grup i vogël protestuesish mund ta mbajë gjallë një protestë nëse mbetet i përkushtuar ndaj kërkesave të saj. Ai shtoi se rënia e numrit të pjesëmarrësve mund të ndodhë për arsye praktike, si moti apo angazhimet personale, por nëse “zemra e protestës” mbetet e fortë dhe kërkesat ruhen me këmbëngulje, protesta mund të zgjasë edhe një vit. “Mua nuk më shqetësojnë kurrë numrat nuk impresionohem unë jam marrë me organizimesh protestash 4-5 vjet dhe e di sa nxë ai shesh. Nuk nxë më shumë se...
Burimi:
javanews.al