“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

Analisti Agim Baçi deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se Partia Demokratike dhe kryetari i saj Sali Berisha kanë pësuar një goditje të rëndë politike pas protestave të fundit, duke humbur kontrollin mbi sheshin dhe rolin e menaxhuesit të pakënaqësisë popullore. “Nga krahu tjetër, Partia Demokratike – domethënë Berisha – me momentin e fillimit të protestës është rrëzuar politikisht. Është rrëzuar pretendimi i tij që qytetarët nuk ngrihen, është rrëzuar pretendimi i tij që qytetarët nuk reagojnë dhe i ka ikur sheshi në këtë pikë”, tha Baçi. Ai shtoi se mesazhi i qartë i protestës për Berishën është:“Jo, mesazhi është i qartë: po ngrihemi sepse ti nuk na frymëzon, por kemi problematikat tona në këtë lloj pike”. Sipas analistit, kjo situatë i...