Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e ri që përcakton rregullat dhe procedurat strikte për administrimin, arkëtimin dhe përdorimin e fondit të posaçëm të krijuar nga veprimtaritë e lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë. Ky vendim, i propozuar nga Ministria e Financave, vjen në zbatim të ligjit kuadër për lojërat e fatit dhe synon të kthejë të ardhurat e gjeneruara nga ky sektor në funksion të projekteve publike me interes shoqëror. Sipas vendimit, procesi do të ndiqet nga dy struktura paralele: Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF), që do të mbulojë menaxhimin teknik dhe financiar, dhe Këshilli i Mbështetjes së Projekteve, i cili mban kompetencën ekskluzive vendimmarrëse për përzgjedhjen dhe miratimin e aplikimeve për financim. Kompetencat e AMLF-së dhe protokolli i Kontrollit...
Burimi:
javanews.al