‘Rama jepe dorëheqjen’! Protesta nuk ndalet! Nesër dhe më shumë para kryeministrisë

‘Rama jepe dorëheqjen’! Protesta nuk ndalet! Nesër dhe më shumë para kryeministrisë

Ora 23:00 / Pas marshimit protestë, nëpër rrugët e Tiranës protestuesit u rivendosën para kryeministrisë për të përsëritur edhe një herë thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen” e ‘Nesër më shumë’ Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, mijëra qytetarë kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë marshuar dhe para ministrisë së Jashtme, drejtorisë së Policisë së Shtetit për tu rikthyer më pas në kryeministri. Protesta ka bërë bashkë të studentë, fëmijë, të rinjë, të moshuar, profesionistë, aktivistë dhe emigrantë. Ata kanë finalizuar ditën e 27-të të protestës së tyre, ndërsa i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre. Edhe sot pasdite protestuesit përsëritën 5 kërkesat e tyre të panegociueshme, të cilat priren nga dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Nesër protestuesit kanë bërë thirrje...