ShBA-ja kryen sulme kundër Iranit, pas sulmit ndaj një anije mallrash
Ushtria amerikane ka kryer sulme kundër Iranit të premten, tha në një deklaratë Komanda Qendrore, duke shtuar se aeroplanët amerikanë goditën zona iraniane për mbajtjen e raketave dhe dronëve si dhe pika bregdetare të radarëve, pas sulmit të Teheranit ndaj një anijeje tregtare në Ngushticën e Hormuzit, shkruan BBC. “Forcat e Komandës Qendrore të ShBA-së kryen sulme kundër Iranit, më 26 qershor, si kundërpërgjigje e fuqishme ndaj sulmit të djeshëm ndaj një anijeje tregtare që ishte duke kaluar transit nëpër Ngushticën e Hormuzit” – thuhet në fillim të deklaratës së publikuar në rrjetin X. “Sulmi i pajustifikuar kundër lundrimit komercial nga forcat iraniane e shkeli qartazi armëpushimin. Për më tepër, sjellja e rrezikshme e Iranit e minoi lirinë e lundrimit, kur tregtia po rrjedh gjithnjë më...
Burimi:
syri.net