Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri kornizë që riformaton rrjedhën procedurale të kontrolleve në pikat e kalimit kufitar të Republikës së Shqipërisë. Vendimi i propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në zbatim të ligjit të vitit 2025 “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, zyrtarizon parimin “një ndalesë-një verifikim”. Ky mekanizëm synon të shmangë vonesat burokratike dhe të lehtësojë qarkullimin e personave, mjeteve dhe mallrave, pa cenuar elementet e sigurisë kombëtare. Përmes kësaj ndërhyrjeje legjislative, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e vjetër nr. 745, të datës 26 tetor 2016, duke vendosur kritere të reja minimale për pajisjet teknike dhe bashkëpunimin ndërmjet agjencive doganore, policore, shëndetësore dhe fitosanitare. Kontrollet e vijës së parë dhe të dytë Rregullorja e re bën një ndarje të prerë juridike dhe...