Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50 mijë të zhdukur nën rrënoja
Venezuela po përballet me një nga fatkeqësitë natyrore më të rënda në historinë e saj moderne, pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin me vetëm 39 sekonda diferencë. Bilanci vijon të rëndohet nga ora në orë, ndërsa autoritetet njoftojnë se numri i viktimave ka arritur në 920, ndërsa mbi 4 mijë e 300 të tjerë janë plagosur. Më shumë se 50 mijë persona rezultojnë të zhdukur. Goditjet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 shkaktuan shembjen e qindra ndërtesave, dëmtime të rënda në infrastrukturë dhe bllokuan rrugët kryesore në disa zona të vendit. Provinca bregdetare e La Guaira dhe kryeqyteti Karakas janë ndër rajonet më të goditura, ku ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet mes rrënojave për të mbijetuar. Spitalet po punojnë në kapacitet maksimal, ndërsa mijëra...
Burimi:
vizionplus.tv