Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari
Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me të shtënat që terrorizuan banorët e Kamëz këtë mbrëmje, por fatmirësisht pa të lënduar. Sipas Policisë një 18-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servis celularësh, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas njoftimit policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është arrestuar 3 km larg vendit të ngjarjes. “Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur (servis celularësh), dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, i janë vënë në ndjekje autorit të dyshuar dhe, rreth 3 km larg vendit të ngjarjes,...
Burimi:
javanews.al