Pas tubimit te Kryeministria/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Rama dorëhiqu

Pas tubimit te Kryeministria/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Rama dorëhiqu

Pas tubimit te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës. Sot mbahet protesta e 27 kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë dorëheqje të panegociueshme të Ramës. Shqiptarët kërkojnë jo vetëm largimin e qeverisë aktuale, por edhe ndryshimin e asaj që e cilësojnë si “kastën e vjetër politike” dhe reformimin e establishmentit që ka dominuar jetën politike të vendit prej 36 vitesh. Protestat zhvillohen çdo mbrëmje, ku qytetarët fillimisht grumbullohen para godinës së Kryeministrisë dhe më pas marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësitë e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve publike.